“Placido Domingo do të vijë në Shqipëri në një koncert madhështor të mbajtur më 15 shtator që përkon njëkohësisht edhe me inagurimin e ambienteve të reja të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Sëbashku me të do të jetë edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho. Koncertet do të pasojnë të gjithë javën”.
Pas 5 vite mbyllje, duke filluar nga data 15-të shtator përmes një sërë aktivitetesh celebruese nën sloganin “Rikonstruksioni – Hapja e TKOB”, teatri do të hapet për publikun nëpërmjet shtatë shfaqjeve premierë.
“Në këtë program do të kemi të ftuar si përfaqësuesit më ekselent të muzikës operistike botërore atë që sot është simboli i gjallë i muzikës operistike Placido Domingo, i cili do të interpretojë dhe do të dirigjojë pjesë në koncertin tonë. Dhe sopranoja Ermonela Jaho që është një nga përfaqësueset më të rëndësishme të muzikës operistike nëpër botë”.
Programi është i bazuar në titujt e shfaqjeve më të mira të historisë së teatrit.
“Programi i këtij koncerti është hartuar me titujt më të bukur të bënë në skenë nga teatri ynë. Ku përfshihen emrat e krijuesve të mëdhenj, Prenk Jakova, Cesk Zadeja, Tish Daija, Panajot Kanaci. E gjithë kjo tablo do të korografohet nga balerimni Julin Dervishi dhe në të do të marrë pjesë e gjithë trupa e Teatrit tonë të Operas dhe Baletit”.
Martin Andre, Placido Domingo, dhe Edmond Doko do të dirigjojnë dy mbrëmjet gala koncertale.
Ndërsa datat 24 dhe 25 shtator, Angjelin Preliocaj ndonëse jo fizikisht do të jetë pjesëmarrës nëpërmjet krijesës së tij, premierës Shfaqja, e interpretuar nga trupa e baletit të teatrit.
“Kemi futur në program nëpërmjet trupës së baletit krijuesin më me zë Angjelin Preliocaj. Presim konfirmimin dhe nga baritoni Gëzim Myshketa dhe Ramë Laha”.
Ndërsa më 30 shtator dhe 12 tetor është rradha e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për programin e tyre koncertal.
Top Channel