Masakroi gruan me thikën e kuzhinës/ Gjykata jep vendimin për fëmijën që çifti shqiptar la pas. Ja kush do të kujdeset për të

07/09/2021 16:24

Gjykata e Athinës ka vendosur që fëmija i mitur i  31-vjeçares, Anisa Shehu, shqiptares së vrarë prej bashkëshortit të saj  Florand Shehu, rreth një muaj më parë, t’i jepet në kujdestari  prindërve të saj.

Vendimi i gjykatës u dha paraditen e kësaj të marte. Gjykata në vendimin e saj vlerëson se kujdestaria i jepet gjyshërve nga nëna të 12 vjeçarit, pasi i babai dhe njëkohësisht edhe autor i vrasjes, konsiderohet si i rrezikshëm dhe me mungesë të plotë të aftësisë kujdesëse për të miturin.

Në ndihmë të familjes kujdestare  do të angazhohet edhe shërbimi social i bashkisë Dhafni, si dhe psikologë, të cilët do të asistojnë të miturin në edukim dhe shkollim.

Vrasja e Anisa Shehut tronditi Greqinë një muaj më parë. Bashkëshorti pasi e vrau me thikën e kuzhinës, telefonoi policinë duke i thënë se kishte ekzekutuar me thikë bashkëshorten e tij për shkaqe xhelozie.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA