Lanë shkollën, bëhen milionerë: Prindërve nuk u morëm asnjë qindarkë!

07/09/2021 20:50

Lanë gjimnazin duke zemëruar prindërit, por tani drejtojnë një perandori të vërtete veshjesh e cila llogaritet të kapë shifrën e miliona dollarëve.

22 vjecarja Paris Merchant dhe partneri Lawrence Lees, janë dy sipërmarrësit gjenialë pas Generation Outcast Clothing, e cila tërhoqi vëmendjen e Kylie Jenner.

Të rinjtë thonë se nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga prindërit e tyre. Paris e la gjimnazin për shkak të problemeve me depresionin, ndërsa Lees sepse donte të punonte në industrinë tejet fitimprurëse minerare të Australisë. Biznesin e nisën në fundin e vitit 2014, duke blerë e duke shitur veshje fillimisht mes miqve e pas kësaj, hapën një dyqan.

Sot, Generation Outcast numëron 761,000 ndjekës në Instagram dhe ka fitime marramendëse. Çifti thotë se e mbanin hapur dyqanin e tyre edhe kur të tjerët mbylleshin. “Poshtë jetës sonë magjepsëse, ka shumë mund e shumë djersë, e kjo vazhdon”, rrëfen dyshja, që e nisi gjithçka nga hiçi.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel