Greqi/ Rritja e çmimit të energjisë, protestuesit ‘mësyjnë’ në ambientet e ministrisë

07/09/2021 18:27

Rreth 20 anarkistë kanë hyrë me dhunë në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Energjisë në Greqi.

Ata protestuan kundër valës së shtrenjtësimit të energjisë dhe privatizimit të sektorit dhe më pas tentuan të largohen.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe bënë të mundur ndalimin e tyre.

Ata janë shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Atikës dhe në vazhdim prokuroria do të hapë hetimet për ta.

Protesta të ngjashme ndodhin shpesh në Greqi, ku grupimet e majta kanë gjetur këtë mënyrë për të protestuar për çështje të ndryshme.

Top Channel