Flakë dhe bomba në Vlorë/ Zjarret e qëllimshme aktivizojnë municionet e hedhura në 1997

07/09/2021 15:05

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë paraditen e sotme një zonë me ullinj në fshatin Panaja të Vlorës.

Zjarrfikësja e parë që mbërriti në vendngjarje e pati të pamundur përballimin e flakëve që dolën shpejt nga kontrolli. Vështirësinë operacionit ia shtuan edhe shpërthimet e municioneve të hedhura anës rrugës së vjetër Fier-Vlorë.

Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri bllokoi edhe qarkullimin në aksin Fier-Blorë pasi gjuhët e flakëve mbërritën deri në rrugë dhe po rrezikojnë banesat e fshatit Bestrovë.

Top Channel