Unaza jug-perëndimore, e cila përshkon në mes qytetin e Elbasanit, një aks i rëndësishëm, është kthyer në një makth për drejtuesit e mjeteve.
Duke qenë një aks kombëtar me lëvizje të dendur, rruga që kalon në mes të qytetit tashmë krijon një trafik kilometrik i cili bëhet pengesë, thuajse për të gjithë mbarëvajtjen e lëvizjes në të gjithë vendin.
Me orë të tëra duhet të qëndrojnë drejtuesit e mjeteve në trafik për të përshkuar nga ana perëndimore e hyrjes së Elbasanit në drejtim të lindjes.
Kjo pasi në këtë aks rrugor duhet të kalojnë, drejtuesit e mjeteve, biçikletat, kalimtarë gjithashtu. Në këto kushte, i domosdoshëm është ndërtimi i një by pass për Elbasanin.
Rëndësinë e këtij aksi rrugor e shton edhe fakti se lidh disa pika të rëndësishme doganore, Kapshtica, Qafë Thana gjithashtu, por edhe verilindja në drejtim të portit të Durrësit. Kjo do të thotë se lëvizja këtu bëhet edhe më e dendur pavarësisht stinës apo periudhave të ndryshme të vitit, kjo rrugë është e vështirë për të gjithë kalimtarët e për pasojë,m trafiku rëndohet edhe në brendësi më pas të rrugëve lidhëse të qytetit të Elbasanit.
Top Channel