Covid-19 në Kosovë/ Sërish shifra të larta infektimesh, 28 humbje jete në 24 orë

07/09/2021 16:15

Në Kosovë u konfirmuan të martën edhe 28 viktima nga koronavirusi, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave në shtatë ditët e fundit arrin në 181.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën edhe për 920 raste të të infektuarve.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 10,321 mostrave.

Shndërruar në përqindje i bie që rreth 9 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive në shtatë ditët e fundit është 8,901.

Në 24 orët e fundit u shëruan 1,698 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 24,484.

Deri të martën, mbi 325,000 qytetarë të Kosovës i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA