Presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të vaksinohen si mënyra më e mirë dhe më e sigurt në luftimin e koronavirusit, ndërsa ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për donacionin e sotëm prej më shumë se gjysmë milionë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se ardhja e donacionit prej 503 mijë vaksina nga SHBA sot në Kosovë janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi.

“Nuk ka asnjë arsye për mos vaksinim! Të rinj, pleq, mësues, shtatzëna, gra e burra, vaksinimi shpëton jetë! Vaksinohu edhe TI të shpëtosh veten, më të dashurit e tu, ekonominë dhe të ardhmen tonë! Faleminderit presidentit Biden dhe popullit amerikan që na u gjendën sërish pranë, ashtu sikurse gjithherë”, shkruan Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA