Vdes në breg surfisti pasi peshkaqeni i këput krahun në sulmin brutal (fotot)

06/09/2021 16:40

Një amator surf-i në ujë ka humbur jetën në plazhin australian të Emerald Beach, pasi u kafshua për vdekje nga një peshkaqen që i këputi krahun, duke e lënë të humbiste gjak në breg.

Shërbimet e emergjencës nxituan në skenën e ngjarjes për t’i dhënë ndihmë të riut në të 30-at në plazhin e New South Wales.

Por burri ishte me krah të këputur dhe kishte të prera të thella në bark.

“Ishte një ngjarje e rëndë për të gjithë në plazh. Një numër plazhistësh dhe kalimtarësh erdhën në ndihmë të burrit fatkeq, dhe u treguan shumë të guximshëm në atë situatë sfiduese”, tha inspektori i mjekëve të New South Wales, Chris Wilson.

“Pacienti kishte një plagë kritike në krah dhe megjithë përpjekjet e kalimtarëve dhe grupeve të ambulancës nuk arriti të mbijetojë”.

Dëshmitari Aaron Armstrong tha se ky ishte sulmi i parë nga një peshkaqen në komunitetet.

FOTO GALERI
2/5
Shërbimet e emergjencës nxituan në skenën e ngjarjes për t’i dhënë ndihmë të riut në të 30-at në plazhin e New South Wales.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA