Skandal në Brazil-Argjentinë/ Autoritetet sanitare pezullojnë superklasiken

06/09/2021 16:33

Shpërthen skandali në futbollin amerikano latin.

Superklasikja mes Brazilit dhe Argjentinas nuk zgjati as 5 minuta, kjo sepse autoritetet shëndetësore braziliane hynë në fushën e lojës për të pezulluar këtë sfidë duke kërkuar largimin nga fusha e lojës të 4 futbollistëve argjentinas me motivin se nuk kishin respektuar rregullin e karantinimit dhe normat anticovid. kjo bëri që skuadra argjentinase të braktisë fushën e lojës për të mos u kthyer më dhe rezultati ishte 0-0.

Imazhet e asaj që ndodhën në Sao Paulo ishin në kufijtë e surreales teksa bëhej fjalë për një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit të Katarit. sipas autoriteteve braziliane, lojtarët argjentinas në fushën e lojës aktivizohen në Premier League. Sipas protokollit të autoriteteve braziliane, ata duhet të hynin në karantinë për 14 ditë përpara se të udhëtonin drejt Brazilit

në fakt disa orë përpara fillimit të sfidës, autoritetet braziliane kishin ushtruar kontroll në hotelin ku ishte akomoduar skuadra argjentinase për të imponuar respektimin e protokollit anticovid. në fund 4 lojtarëve të skuadrës Albiceleste iu dha leja për të luajtur ndeshsjne nga Konfederata Amnerikanolatine e Futbollit, CONMEBOL. Një vendim që u kontestua nga autoritetet braziliane që në këtë mënyrë pezulluan ndeshjen vetëm pak minuta pas fillimit të saj. skuadrat qëndruan në pritje të vendimit që erdhi pas një ore; ndeshja u pezullua përfundimisht, por kjo ngjarje la një imazh të shëmtuar në sytë e të gjithë botës

Top Channel