Këngëtarja e grupit të njohur britanik vdes nga kanceri në moshën 39 vjeçare (fotot)

06/09/2021 15:20
Grupi 'Girls Aloud', Sarah e dyta djathtas

Sarah Harding, këngëtarja e grupit të dashur britanik të vajzave ‘Girls Aloud’ ka vdekur në moshën 39 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Këngëtarja e cila ka performuar më tej me grupin “Love Machine” nga viti 2002 deri në 2013, tregoi vitin e kaluar se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit, dhe se sëmundja kishte avancuar në pjesë të tjera të trupit.

Vdekja e saj u njoftua mbrëmë në faqen e Harding në Instagram nga e ëma Marie, e cila shkruante se bija e saj kishte ndërruar jetë paqësisht.

“Me zemër the thyer po njoftoj se vajza ime e mrekullueshme Sarah ka ndërruar jetë,” shkruante ajo.

“Shumë prej jush dinë për betejën e saj me kancerin, të cilin e luftoi me të gjitha forcat deri ditën e fundit. Ju falenderoj të gjithave për mbështetjen, e cila i dha asaj shumë forcë e qetësi”.

Fillimisht e ëma tha se kemioterapia po funksiononte, derisa kanceri kishte nisur të përhapej, me një tumor të dytë që kishte dalë në fund të shtylles kurrizore, si dhe në trurin e saj.

Sarah ishte bërë e famshme prej moshës 21 vjeçare duke kënduar për 11 vjet me grupin Girls Aloud, me të cilat arriti 20 vende të para në listat e hiteve britanike si dhe një çmim Brit Award.

FOTO GALERI
4/9
Me shoqen e grupit Nadine Coyle ne 2005

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA