Është zyrtare, e morëm Panjshirin”, talebanët shpallin fitoren mbi rebelët!

06/09/2021 13:27

Talebanët deklaruan se kanë vënë nën kontrollon edhe Luginën veriore Panjshir, duke i dhënë fund rezistencës së vetme të armatosur ndaj sundimit të tyre në Afganistan.

“Kjo fitore i jep fund luftës në mbarë vendin dhe hap rrugën për një jetë paqësore dhe përparim në një atmosferë pavarësie,” tha në një deklaratë zëdhënësi i tyre, Zabihullah Mujahid.

Ka raporte se forcat opozitare, të njohura si Fronti i Rezistencës Kombëtare, (NRF) të udhëhequr anga komandanti Ahmad Massou, ende nuk i kanë braktisur disa pozicione strategjike, megjithatë situata është e paqartë, ndërsa thuhet se ish zv/presidenti Amrullah Saleh, që po kryesonte rezistencënm, është larguar nga vendi.

Burime të shumta konfirmuan gjithashtu vrasjen e zëdhënësit zyrtar të NRF-së, Fahim Dashty, së bashku me kushëririn e Massoudit, gjeneralin Abdul Wudood, gjatë luftimeve të së dielës. “Fronti Kombëtar i Rezistencës është gati të ndalojë luftimet menjëherë në mënyrë që të arrijë paqe të qëndrueshme, nëse grupi taleban përfundon sulmet dhe lëvizjet e tij ushtarake në Panjshir dhe Andarab”, thuhej në një postim në Facebook ku citohej Massoud.

Andarabi është një zonë në provincën fqinje Baghlan dhe shtrihet në hyrje të Panjshirit. Panjshiri është zona e fundit e mbetur e rezistencës së armatosur ndaj sundimit të talebanëve që kur ata pushtuan 33 provincat e tjera afgane, përfshirë kryeqytetin, Kabulin, muajin e kaluar në një goditje të rrufeshme, ndërsa forcat qeveritare të stërvitura nga perëndimi u rrëzuan dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Top Channel