Shkodër/ Nuk përmbahet 25-vjeçari, i ngul thikën një personi pas konfliktit të çastit

05/09/2021 00:02

Një 25-vjeçar ka plagosur me thikë një 30-vjeçar pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër në zonën e quajtur pedonalja e Urës së Bunës, rreth orës 22:20.

Policia njofton se shtetasi me iniciale Q.M 25-vjeç ka plagosur me thike shtetasin me iniciale Ç.T. 30 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel