“Bagëti e Bujqësi”, emisioni më i ri në Top Channel çdo të shtunë, realizuar nga gazetarja Rudina Muça
04/10 15:50
Ashtu siç ndodh rëndom, vjeshta ka sjellë rritjen e çmimeve edhe pse një gjë e tillë nuk është pasojë e uljes së prodhimit.
Në tregun e fruta-perimeve në Elbasan, qytetarët ankohen për rritjen e menjëhershme të çmimeve, krahasuar kjo edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja më e madhe e çmimeve është vënë re në produktet e shportës sidomos të perimeve dhe frutave. Të shumë janë qytetarët të cilët nuk e përballojnë këtë rritje të menjëhershme të çmimeve dhe për pasojë blejnë më pak, apo evitojnë produktet e shtrenjtuara.
Top Channel