Princesha e Monakos dërgohet në spital prej infeksionit të rëndë në Afrikën e Jugut (fotot)

04/09/2021 15:17

Princesha Charlene e Monakos ishte dërguar me urgjencë në spital pasi kishte humbur ndjenjat në rezidencën e saj në Afrikën e Jugut.

Mbretërorja 43 vjeçare u shtrua me një pseudonim në spitalin Netcare Alberlito për një “emergjencë mjekësore” të shkaktuar nga një infeksion që kishte marrë në maj. Ajo raportohet tashmë në gjendje të stabilizuar.

Fondacioni me emrin e saj shkruante: “Lartësia e saj Princesha Charlene e Monakos, u dërgua me urgjencë në spital të enjten pasi humbi ndjenjat prej një infeksioni të rëndë në vesh, sy, hundë e fyt, i cili e kishte prekur prej majit. Grupi mjekësor është duke vlerësuar gjendjen e saj por konfirmojnë se princesha është në gjendje të stabilizuar”.

Spitali refuzoi të konfirmonte se cilat procedura po kryen ndaj princeshës por burimet thonin se ajo ishte shtruar në seksionin e pacientëve  VIP, në një kat të veçantë.

Charlene është parë herën e fundit në Monaco ne janar, pasi qëndron prej muajsh në vendin e saj të lindjes, Afrika e Jugut.

Në maj ajo u prek nga një infeksion i rëndë sinusi, për të cilin edhe dy javë më parë kishte kryer një operacion të gjatë.

Princi Albert i Monakos u bashkua me të vetëm javën e kaluar për ta mbështetur.

Për çiftin ka pasur spekulime nëse martesa e tyre është duke u prishur, pasi Princi mori pjesë në një ballo se fundmi me një ish-të dashur dhe fëmijën që ka me të.

Në maj Pallati Mbretëror i Monakos njoftoi se Princesha Charlene nuk largohej dot nga Afrika e Jugut prej infeksionit që e kishte prekur .

Princesha është një ish-notare olimpike dhe shkoi në Afrikën e Jugut për të ndërgjegjësuar kundër gjuetisë ilegale të rinocerontëve.

Ish-e dashura e princit Albert, Nicole Coste dhe fëmija i tyre ilegal Alexandre Grimladi-Coste, 18 vjeç, morën pjesë në ballon e Kryqit të Kuq në Monako, kur Charlene ishte jashtë vendit.

Princi Albert është paditur gjithashtu nga një tjetër grua për paratë e dietave te ushqimit të fëmijës së tyre, të lindur në vitet e para të marrëdhënies.

Revistat roze në Evrope spekulojnë prej muajsh për një divorc të mundshëm të çiftit mbretëror.

FOTO GALERI
6/10
Imazh i djalit ilegal te princit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA