Gjykata e Lartë ka bërë publikë listën e gjyqtarëve që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për kandidim për anëtarë të KLGJ.

Afati përfundoi ditën e djeshme dhe gjyqtarët që kanë kandiduar janë:

-Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë

-Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë

-Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër

-Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë

-Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

-Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të kryejë verifikimin e kushteve ligjore të kandidatëve dhe shpalljen e kandidaturave në faqen zyrtare të kësaj gjykate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA