
10/05 22:54
Disa dhjetëra njerëz, duke përfshirë dhe kampionen braziliane të surfit, Maya Gabeira, bënë sot një zhytje masive në brigjet mesdhetare të Marseille, për të ndërgjegjësuar ndaj mbrojtjes së detit.
Debati i mbrojtjes së brigjeve franceze të Mesdheut është ngritur shpesh muajt e fundit në Francë, si për peshkimin dhe dëmet nga trafiku i ngjeshur detar.
Aktiviteti i sotëm kishte në fokus teknikat e sofistikuara të peshkimit me rrjeta që ‘fshijnë’ fundin e detit, duke mbledhur masivisht gjallesat.
Aktivistët thanë se metoda të tilla zhdukin faunën detare njëlloj si metodat ilegale, duke shkaktuar një dëm që kërkon shekuj të rekuperohet.
Top Channel