​SHBA-ja nis të dërgojë mbi gjysmë milioni doza të Pfizerit në Kosovë

04/09/2021 02:20

Donacioni prej mbi gjysmë milioni doza të vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer pritet të arrijnë në Kosovë duke filluar nga sot.

“Gjermania do t’i sjellë në Kosovë 150.000 vaksina shtesë javën që vjen. Kurse, një kontingjent prej 500,000 vaksina nga COVAX, si rezultat i donacionit nga presidenti amerikan Biden, pritet të mbërrijnë më 6 shtator”.

Kështu pati njoftuar zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ditë më parë derisa kishte lavdëruar punën dhe angazhimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi sot për Radion Evropa e Lirë se 503,100 doza do t’i dorëzohen Kosovës duke filluar nga 3 shtatori. Ky donacion do të vijë në Kosovë përmes programit COVAX gjatë kësaj fundjave.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar që të sjellin të njëjtën urgjencë në përpjekjet ndërkombëtare për vaksinim siç ne e kemi demonstruar në SHBA dhe ne po punojmë që të sjellim sa më shpejt që të jetë e mundur në Kosovë vaksina të sigurta dhe efektive”, tha Shtëpia e Bardhë. Më 20 gusht, në Kosovë arritën 35,000 doza të Pfizerit, donacion nga SHBA-ja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA