Suedezit banues në Sarandë i vihen prangat, rrahu dhunshëm bashkëjetuesen

03/09/2021 11:35
Foto ilustruese

Një suedez banues në Sarande ka rënë në prangat e policisë, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Policia njofton se i arrestuari është një 33-vjeçar.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit suedez S. L., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA