Një trup i pajetë është gjetur në banesën e tij në Qeparo.

Policia njofton se dyshohet që 89-vjeçari ka varur veten, pasi nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

“Në Qeparo, është gjetur nga familjarët e tij në banesë pa shenja jete shtetasi D. K., 89 vjeç, dyshohet i vetëvarur. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA