Hapet tuneli ri te ‘Shqiponja’/ Nëse vini nga Durrësi, ja cila është rruga që duhet të ndiqni për të hyrë në Astir

03/09/2021 13:58

Ditën e sotme në nyjën “Shqiponja” është bërë e mundur hapja e tunelit numër 5, që do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve në hyrje të Tiranës.

Gjatë fjalës së saj, teksa ka inspektuar nga afër kantierin nga afër, Ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku tha se kjo lëvizje e trafikut do të jetë definitive.

“Rrjedha e trafikut që do kemi sot është ajo që do të jetë edhe në përfundim. I kërkojmë qytetarëve që në fillimet e këtij trafiku definitiv duhet të jenë të kujdesshëm për t’u shpërndarë në zonat që duan të shkojnë”, u shpreh Balluku.

Ndërsa inxhinieri i ndërtimit shpjegoi se tuneli numër 5 do bëjë të mundur qarkullimin e makinave që vijnë nga Durrësi dhe më pas do futen për në Astir.

Kurse tuneli numër 3 që deri më sot është përdorur për t’u futur në zonën e Astirit do të kthehet si rrugë dalje nga zona e Astirit, pra do shërbejë në kah të kundërt me tunelin numër 5. Ndërsa tuneli numër 2 dhe numër 4 do të shërbejnë për hyrje dhe dalje nga zona veriore e Tiranës dhe është vazhdimi i Unazës së Madhe që do bëhet.

Njoftimin në lidhje me qarkullimin e mjeteve nga nyja te “Shqiponja” e bëri edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar:

Në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5.

Duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku:

– Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.

– Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3

– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA