Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.
Një 25-vjeçar i identifikuar me inicialet H.L., së bashku me 50-vjeçarin A.H., të dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në lokalin që menaxhohej nga 25 vjeçari dhe në automjetin që përdorej nga 50-vjeçari u gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë të cilat dyshohet se konsumoheshin në ambientet e lokalit në përdorim, si dhe një armë sportive (manovër).
Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”:
E.Z., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit që menaxhonte, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lotarive të basteve sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 telefona celularë, me anë të të cilëve ky shtetas ushtronte këtë aktivitet, si dhe 36.500 lekë dhe 50 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestua në flagrancë I. T., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel