Dalin pamjet/ Momenti kur autori vë eksplozivin në rrotën e parë të makinës së policit, kryen ‘misionin’ dhe largohet me vrap

03/09/2021 12:20

Ky është momenti kur autori vë eksplozivin në makinën e parkuar të policit në Durrës, Lulzim Kastrati. Sikurse shihet edhe nga pamjet lënda plasëse është vendosur në rrotën e parë të makinës nga ana e shoferit.

Sapo mbaroi ‘misionin’ e tij autori u largua me vrap. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Sasia e vogël e lëndës plasëse në mjetin e parkuar para banesës me qira të policit shpërtheu, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Në komisariat u shoqëruan disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Një ndër pistat e hetimit për sulmin ndaj Lulzim Kastratit është pikërisht për shkak të detyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA