Prej ditësh, Kosova po përballet me bilanc të frikshëm nga Covid 19, jo vetëm si pasojë e shifrave të larta të të infektuarve, por dhe numrit të madh të vdekjeve, teksa në vend mbizotëron variant “Delta” i koronavirusit.

Katër gra shtatzëna kanë ndërruar jetë brenda pak ditëve në Kosovë, pas infektimit me Covid 19.
Dy të tjera ndodhen në gjendje të rëndë në spital, ku po marrin trajtim.

Në dy rastet e fundit është bërë lindja e parakohshme. Vetëm njëri prej foshnjave ka mbijetuar, ndërsa të dyja nënat kanë humbur jetën.

Po ashtu, vdekjet në radhët e të rinjve, janë shtuar ndjeshëm gjatë. Vetëm në tri ditët e para të shtatorit, nga 80 vdekjet e regjistruara, nëntë prej tyre ishin nën 40 vjeç.

Sot u shënuan 26 humbje jete dhe 1.448 raste të reja me koronavirus. Në vend numërohen 26.525 raste aktive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA