Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, për vepra të ndryshme penale.
Raportohet se një 35-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri tip pistoletë, ndërsa një tjetër 35-vjeçar u arrestua sepse iu gjet dhe sekuestrua lëndë narkotike kanabis.
“Gjatë kontrolleve në bulevardin “Gjergj Fishta”, Forcat “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll një mjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin B. S., 35 vjeç, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi B. S., 35 vjeç, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë nga specialistët e Komisariatit Nr. 2, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Gjithashtu, si rezultat i këtyre kontrolleve, nga Forcat “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantën e krahut dhe në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shpërndarje, dhe një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.
Si rezultat janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kanabis dhe një mjet prerës, vihen në pranga poseduesit e tyre.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel