Këngëtari Lil Nas X ka habitur me fotosesionin e tij të fundit.

Teksa mban veshur një këmishë të gjatë të bardhë, kurorë dhe një buqetë me lule në duar, ai vë në dukje barkun e madh.

Lil thotë se “foshnja” e tij do të lindë në 17 shtator dhe këtu e ka fjalën për albumin e ri muzikor.

22-vjeçari tha për “People” se ideja e çuditshme i lindi pasi dëgjoi versionin e Megan Thee Stallion në këngën e saj të re “Dolla Sign Slime”.

Thashë, Oh Zot, kjo është e mahnitshme, kështu që thirra menjëherë thirra stilistin tim”, thotë ai. “Më thanë që është shaka, por i thashë se kjo është bebja ime”, tregon ai duke iu referuar këngës.

Më herët, Lil postoi në Instagram disa emoji, ku duken burrat shtatzënë, duke i bërë edhe më konfuzë ndjekësit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA