Analisti Carlo Bolino tha në Open se me vendimin e sotëm , kryeministri Edi Rama largoi disa nga socialistët më të vjetër.
Ai tha se Pandeli Majko dhe Erion Braçe ishin viktima për dy faktorë, ndërsa humbësi më i madh ishte Fatmir Xhafaj.
Bolino: Ato ministra që i ka larguar, e ka vazhduar t’i mbaje brenda partisë, nuk është se i ka hequr fare.
Majko dhe Braçe janë tjetër gjë, janë të vjetër, janë viktima të dy fenomeneve , Majkos iu shkri ministria ajo e Diasporës.
Ministra dështoi dhe iku megjithë atë. Braçe iku për përplasjet që u krijuan brenda PS. Unë e di që ka pasur përplasje me Braçen dhe kundër tij në PS.
Ka pasur konkurrencë me të tjerë aty, e di këtë nga burime të miat.
Ai ka qene opozita brenda PS. Unë e di që ai ka kërkuar vetë të mos përfshihet më në kabinet.Ka kriza mes Braçes dhe lidershipit dhe kjo solli këtë gjë.
Klosi, është kritikuar për turizmin, por është në sekretariat, nuk është se është larguar.
Bushati është në lojë përshembull, Fatmir Xhafaj ishte humbës i vërtetë, ai është i përjashtuar nga çdo gjë. Ka fituar zgjedhjet vetë , por ka nuk ka vota në parti. Balla është humbës gjithashtu, fuqia e tij ka rënë, ai u hoq nga Elbasani dhe nuk është më as nr 2 i PS, po prapë është kryetar i grupit parlamentar.
Top Channel