Video e plotë/ ‘Aksion’ gjatë protestës, tubuesit me molotovë, policia me ujë. Momenti kur ndërhyn Noka dhe shpëton protestuesit
Mirela Kumbaro do të kthehet si ministre në Parlament. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë herë do të drejtojë Ministrinë e Turizmit duke zëvendësuar Blendi Klosin, i cili ka kaluar tek Sekretariati i PS.
Mirela Kumbaro Furxhi ka lindur në Tiranë, në vitin 1966. Ajo është e martuar me Aleksandër Furxhi dhe është nënë e dy fëmijëve.
Në vitin 2013, u emërua Ministër i Kulturës i Republikës së Shqipërisë dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2017. Kumbaro Furxhi nuk erdhi nga radhët e politikës, por nga një karrierë akademike dhe nga një angazhim i gjatë e aktiv në shoqërinë civile ku ka kontribuar në fushat e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Mirela Kumbaro Furxhi u zgjodh deputete e Qarkut Gjirokastër, nën siglën e Partisë Socialiste.
Ajo mban titullin Profesore e Asociuar, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T – Paris III, Universiteti i Sorbonne – Nouvelle, në Paris, Francë. Ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988.
Kumbaro është përkthyese, publiciste dhe eksperte ndërkombëtare për projekte ndërkulturore dhe për programe kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat ndërkombtare si Bashkimi Evropian, Organizata Ndërkombtare e Frankofonisë.
Në vitin 2017 ajo u nderua me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës, me motivacionin për kontribut të lartë në fushën e kulturës dhe të bashkëpunimit shqiptaro-francez.
Ajo zotëron shumë mirë frëngjishten, italishten, anglishten.
Top Channel