Nusja obese ngatërrohet me fustanin e gjatë dhe thyen këmbën teksa ecën drejt altarit (fotot)

01/09/2021 15:54

40 vjeçarja Sam Graham, nga Burnley në veri të Anglisë u martua më në fund me dashurinë e jetës së saj më 7 gusht, por pas një dite të mrekullueshme ajo zbuloi në mënyrën më të keqe rreziqet e veshjes së një fustani kaq të gjatë.

Nusja e dehur ishte ngatërruar me fustanin dhe theu këmbën gjatë festës së martesës së saj.

Sam tani thotë se të ecësh me paterica për disa javë pas ditës së madhe, nuk ishte “muaji i mjaltit që kishte ëndërruar”.

Ajo pranon se kishte tepruar me koktejlet në festën e dasmës dhe tani kavilja e thyer dhe patericat, përjashtojnë mundësinë e ‘intimitetit’ me bashkëshortin e ri Dave.

Çifti këmbyen premtimet në Burnley më 7 gusht, por kur shkuan në klubin e kriketit për festën e dasmës gruaja zbuloi se fustani i gjatë i nusërisë ishte në fakt një “grackë për t’u rrëzuar”.

Tashmë 40-vjeçarja po rekuperohet me ndihmën e patericave, teksa për të kujdeset dhëndri i ri Dave Gaham, shkruan e përditshmja Manchester Evening News.

Sam tregon: “Në premtimet tona thuhej ‘Bashkë në sëmundje e në shëndet’, kështu që e kisha marrë premtimin nga Dave në këtë aspekt. Ai nuk është kuzhinieri më i mirë në botë, por ka tentuar më të mirën për t’u kujdesur për mua. Kisha pirë ca në dasëm dhe kjo sigurisht kontribuoi në rrëzimin. Kuptohet që unë e Dave nuk bëmë asgjë natën e parë të martesës, kisha shumë dhimbje dhe isha ende e pirë”.

Sam shton se ka njohur Dave në një rrjet njohjesh gjashtë vjet më parë.

“Unë nuk po kërkoja dashuri por një shoqe kishte futur të dhënat e mia në rrjet. Por siç rezultoi më vonë, Dave jetonte pranë shtëpisë së nënës time. Ai ishte prind ‘single’ dhe ishte shumë i sjellshëm.”

Sam, e cila është nënë e një djali adoleshent, tregon më tej: “Unë jam isha e afërt me mamin, dhe prej vdekjes së saj ka qenë e vështirë. Kisha një foto të saj në dasëm që të më shikonte teksa ecja drejt altarit. Piva ca për të kontrolluar emocionet, sepse më merrte malli për të”.

“Por teksa hyra në derën kryesore, ngeca te bishti i fustanit të nusërisë dhe rashë me kokë. Kisha dhimbje të tmerrshme në këmbë, vetëm të nesërmen mësova që kisha dy fraktura”.

Çifti ka në plan të kryejë muajin e mjaltit në tetor, kur Sam të jetë rekuperuar.

FOTO GALERI
2/4
Nusja e dehur ishte ngatërruar me fustanin dhe theu këmbën gjatë festës së martesës së saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA