Imazhe të mrekullueshme nga kompeticioni Bota e Egër/ Fotografi i Vitit 2021 (fotogaleri)

01/09/2021 21:49

Një seri fotosh mahnitëse të pranuara në kompeticionin e sivjetshëm “Fototgrafi i Vitit nga Bota e Egër” ne Britani, janë publikuar në media, duke përfshirë linksin e famshëm iberik në kornizë, apo klanin e gepardëve duke notuar në lumin e egërsuar.

Në edicionin e 57-të të kompeticionit të organizuar nga Muzeumi i Historisë Natyrore në Londër, kishte një numër rekord pranimesh. Prej tyre, një seri fotosh “shumë të rekomanduara” u publikuan sot nga institucioni.

“Ishte cilësia e përgjithshme e pranimeve që na surprizoi,” tha Roz Kidman Cox, drejtuese e panelit gjykues.

“Teksa shumica e udhëtimeve ishin ndaluar vitin që shkoi, fotografët duket se kanë kaluar shumë kohë me pasionin e tyre për të sjellë këto xhevahirë.  Është një koleksion me imazhe provokuese të mendimit, që në këto kohë të errëta na kujton gëzimin dhe mrekullimin me natyrën”, shtoi Cox.

“Të tregosh historinë e planetit nën një presion të tillë, të tregosh sfidat me të cilat përballemi dhe veprimin që duhet të ndërmarrim, është trimërore.”

Fituesët e secilës kategori do të njoftohen më 12 tetor, ndërsa do të prezantohen në një ekspozitë në muzeum, që do të jetë e hapur nga tetori deri në 5 qershor 2022.

Fotot dhe pershkrimet ne detaje, ne galetine e meposhtme …

FOTO GALERI
2/15
Jonny Armstrong sjell dhelprën amerikane në kërkim të salmonëve të ngordhur në Alaska

Top Channel