Kosova po përjeton ditë tragjike, për shkak të numrit të lartë të viktimat si pasojë e Covid 19.

Në 24 orët e fundit, 26 pacientë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin.

1,383 qytetarët u konfirmuan pozitivë me Covid, nga 11.472 teste të kryera.
996 pacientë janë shëruar, ndërsa aktualisht janë 26,886 raste aktive, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Për shkak të rritjes së menjëhershme të infektimeve, në Kosovë u krijua Komiteti për  koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.

Kryesuesi i këtij organizimi, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha në mbledhjen e sotme se rezultati i analizave të datës 16 gusht nga Insituti “Robert Koch” në Gjermani i kampioneve të marra në Kosovë tregoi se në vend dominon varianti Delta i sëmundjes. Përhapja e shpejtë e këtij varianti që njihet për transmetueshmërinë e lartë bëri që brenda një kohe të shkurtër, numri i të infektuarve të 20-fishohet. Më herët, edhe kryeministri Albin Kurti pohoi se gjendja e rënduar i detyrohej pikërisht variantit Indian.

Në hapjen e mbledhjes, Kurti foli për rrezikun që paraqet ky variant dhe për shkak të karakteristikave të tij specifike, pati disa kërkesa të veçanta për Komitetin. Kurti tha se çdo person i prekur nga Delta infekton mesatarisht 7 individë të tjerë. Ndaj kërkoi nga anëtarët e Komitetit të jenë sa më të rreptë në verifikimin e respektimit të masave si dhe ndëshkimin e shkelësve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA