Shkaktoi aksidentin tragjik me 5 viktima, Gjykata lë në burg 22-vjeçaren. Transportohet në burgun e grave
30/08/2021 17:17
Gjykata ka lënë në burg pa afat 22 vjeçaren Rexhina Celhaga, e cila shkaktoi aksidentin tragjik me 5 viktima, të enjten e kaluar, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Qafë Muzinë.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe 4 persona, përfshirë këtu dhe vete Celhagën.
E reja ishte duke drejtuar mjetin tip ‘Land Rover’ në momentin e përplasjes fatale me furgonin e linjës Tiranë- Sarandë. Celhaga është transportuar në ambientet burgut të grave në Tiranë.
Top Channel