Gruaja hiqet si familjare për të vjedhur bizhuteritë e të vdekurës në funeralin në Francë (fotot)

30/08/2021 20:14

Një grua është kapur nga policia në Francë në zotërim të varëses, unazës dhe vëthëve që u zhdukën nga familja e një gruaje të vdekur, pas funeralit të saj në Francë.

Grabitësja pretendonte se ishte mes personave që mbanin zi në funeral, para se t’ia mbathte me bizhuteritë e të ndjerës.

Familjarët që mbanin zi në funeralin e qytetit verior Liévin, vunë re të huajën në funeral dhe kur e pyetën ajo shpjegoi se ishte një mike e të ndjerës.

Ata e lejuan atë t’i jepte lamtumirat të ndjerës, por kur u kthyen panë se trupit të saj i mungonin varësja e qafës, unaza dhe vëthët që do të mbante në vendin e prehjes.

Por provat e mbledhura nga policia tregonin se ky nuk ishte i vetmi funeral që gruaja kishte shënjestruar po atë ditë, raporton BBC .

Familja thirri policinë dhe hetimet çuan te një grua që jetonte pranë shtëpisë së funeraleve në Liévin.

Oficerët gjetën në shtëpinë e të dyshuarës bizhuteritë e zhdukura nga trupi i të ndjerës dhe të tjera objekte inkriminuese.

Policia thotë se gruaja kishte grabitur një tjetër trup në arkivol, kësaj here të një burri, të cilit i kishte marrë portofolin, disa orë para grabitjes tjetër.

Kontrolli në shtëpinë e gruas zbuloi gjithashtu shumë flete-lajmerime vdekjesh të së njëjtës shtëpi funerali.

E dyshuara do të dalë në gjyq në 2022.

FOTO GALERI
1/3
Një grua është kapur nga policia në Francë në zotërim të varëses, unazës dhe vëthëve që u zhdukën nga familja e një gruaje të vdekur, pas funeralit

Top Channel