Një grua është kapur nga policia në Francë në zotërim të varëses, unazës dhe vëthëve që u zhdukën nga familja e një gruaje të vdekur, pas funeralit të saj në Francë.
Grabitësja pretendonte se ishte mes personave që mbanin zi në funeral, para se t’ia mbathte me bizhuteritë e të ndjerës.
Familjarët që mbanin zi në funeralin e qytetit verior Liévin, vunë re të huajën në funeral dhe kur e pyetën ajo shpjegoi se ishte një mike e të ndjerës.
Ata e lejuan atë t’i jepte lamtumirat të ndjerës, por kur u kthyen panë se trupit të saj i mungonin varësja e qafës, unaza dhe vëthët që do të mbante në vendin e prehjes.
Por provat e mbledhura nga policia tregonin se ky nuk ishte i vetmi funeral që gruaja kishte shënjestruar po atë ditë, raporton BBC .
Familja thirri policinë dhe hetimet çuan te një grua që jetonte pranë shtëpisë së funeraleve në Liévin.
Oficerët gjetën në shtëpinë e të dyshuarës bizhuteritë e zhdukura nga trupi i të ndjerës dhe të tjera objekte inkriminuese.
Policia thotë se gruaja kishte grabitur një tjetër trup në arkivol, kësaj here të një burri, të cilit i kishte marrë portofolin, disa orë para grabitjes tjetër.
Kontrolli në shtëpinë e gruas zbuloi gjithashtu shumë flete-lajmerime vdekjesh të së njëjtës shtëpi funerali.
E dyshuara do të dalë në gjyq në 2022.
Top Channel