SHBA hakmerret pas shpërthimeve në Kabul, sulmon banesën e ISIS në Afganistan

29/08/2021 17:55

Gjatë ditës së sotme mediat e huaja raportuan për një shpërthim të fuqishëm pranë aeroportit të Kabulit.

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha për BBC se shpërthimi u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.

Deri më tani asnjë grup nuk e mori përsipër sulmin, ndërkohë që disa zyrtarë thonë se sulmi është kryer nga forcat amerikane të cilat synonin të godisnin një militant të ISIS.

Sipas një zyrtari që foli për agjencinë e lajmeve Reuters me kusht që të mos identifikohej me emër, goditja kishte në shënjestër degën e ISIS-it në Afganistan, të njohur si ISIS-K, e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmin e përgjakshëm të së enjtes në aeroportin e Kabulit. Deri më tani raportohet për 2 viktima dhe tre të plagosur. Një prej tyre mësohet se është fëmijë, ndërsa për tjetrin, nuk dihen ende detaje. Ndërsa tre persona mësohet se kanë mbetur të plagosur nga ky shpërthim, shkruan CNN.

Disa orë pasi Presidenti Biden tha të shtunën se ka gjasa që brenda 24-36 orëve të ardhshme aeroporti i Kabulit të sulmohet përsëri, ambasada amerikane në Kabul u bëri thirrje shtetasve amerikanë të largohen nga perimetri i aeroportit, duke cituar shqetësimet e sigurisë.

Paralajmërimi u bën thirrje amerikanëve të shmangin zonën pranë aeroportit, përfshirë edhe ministrinë e brendshme dhe një pikë karburanti pranë aeroportit.

Presidenti Biden tha përmes një deklarate të shtunën se ka rrezik për sulme të reja, ndërsa SHBA dhe aleatët e tyre përmbyllin tërheqjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake nga Kabuli, vetëm dy ditë pasi një shpërthim vetëvrasës la të paktën 170 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë të vrarë.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel