Ka mjaftuar një gol i Dani Carvajal në pjesën e dytë, që Reali i Madridit të dilte me tre pikë nga transferta andaluziane ndaj Betisit dhe tani e sheh veten në krye, në kuotën e 7 pikëve.

Los Blancos vuajtën jo pak ndaj një kundërshtari aspak modest dhe gjetën golin me vlerë 3-pikëshe vetëm në minutën e 61-të, kur pas një krosimi perfekt të Benzema, ishte mbrojtësi Dani Carvajal që shtyu topin në rrjetë.

Një tjerër skuadër andaluziane, Sevilla nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Elches, ndërsa klubet baske si Real Sociedad e Athletic Bilbao regjistruan të dyja fitore me rezultatin minimal 1-0 përkatësisht ndaj Levantes e Celta Vigos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA