Thomas Brdariç nuk e mbajti premtimin për të sjellë trofeun e Superkupës në Shkodër, ndërsa në intervistën e dhënë pas ndeshjes pranoi se ndeshja u vendos nga gabimet e të tijve dhe bëri apel që skuadra të mësojë të reagojë.
Çfarë nuk ju pëlqeu sot te ekipi?
Mendoj se ekipi ishte konkurrues dhe shumë mirë fizikisht, por një humbje si kjo natyrisht që dhemb shumë.
Çfarë do të ndryshoni për fillimin e kampionatit?
Është një mësim i mirë dhe duhet të mësojmë shpejt. Gabimet u takojnë ndeshjeve, por ne duhet ta përballojmë këtë dhe të provojmë të reagojmë për të ndryshuar situatën. Duhet të mësojmë të ringrihemi, pas çdo rënieje.
Pse nuk arriti skuadra të reagojë pas golit të parë të pësuar?
Një gabim i tillë ndodh njëherë në sezon, por për fat të keq ndodhi në Superkupë dhe u ndëshkuam. Shpresoj që të mos ndodhin më këto lloj gabimesh.
Janë afruar shumë lojtarë në sulm, por ende skuadra vuan në krijim e finalizim?
Unë mendoj se veçanërisht në pjesën e parë ne krijuam shumë mundësi, por nuk i konkretizuam. Mendoj se duhet të jemi më të zgjuar dhe më të vendosur në atë që duam të bëjmë, për të shkuar te goli.
Top Channel