Një oficer policie në SHBA po gjithnjë e më shumë famë për ngjashmërinë e tij të frikshme me aktorin Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si The Rock.

Krahasimet midis aktorit dhe ish-sportistit 49-vjeçar dhe togerit të Morgan County, Eric Fields nga Alabama filluan fillimisht këtë muaj pasi faqja zyrtare e Sherifit të Morgan County në Facebook ngarkoi një fotografi të oficerit. Në foto, Fields, i cili është gjithashtu pa flokë si ylli i Hollivudit, mund të shihet duke buzëqeshur, ndërsa mbështetet në një makinë policie.

Fotografia, e cila është pëlqyer më shumë se 1,800 herë, shkaktoi qindra komente nga përdoruesit e Facebook të tronditur nga ngjashmëria mes dy burrave. “Pse është Rock në këtë foto?”, pyetën ndjekësit. Sozia e Johnson shkaktoi edhe humor mes komentuesve, ku njëri e quajti atë “Dwayne The Cop Johnson”.

Kaq mjaftoi që imazhet të bënin xhiron e rrjetit edhe në platforma të tjera sociale, që nga TikTok, Instagram e Snapcha

Top Channel