Pas një starti me dy barazime e një humbje, Lyoni gjen fitoren e parë sezonale në kampionat, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Nantes në “Stade de la Beaujoire”.

Skuadra e drejtuar nga Peter Bosz dominoi në pjesën e parë dhe arriti të gjejë golin e vetëm të takimit me anë të sulmuesit kryesor të skuadrës, Moussa Dembele, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 35-të.

Vendasit u shfaqën disi më mirë në pjesën e dytë, ndërsa për ta komplikuar më shumë lojën e Lyonit, mendoi Da Silva, që la skuadrën me 10 futbollistë në minutën e 78’, megjithatë djemtë e Peter Bosz ia dolën të ruajnë portën të paprekur dhe të festojnë suksesin e parë.

Nuk pati hapësira në këtë sfidë për blerjen më të re të Lyonit, fantazistin Xherdan Shaqiri, i cili u transferua në Francë vetëm para pak ditësh, por ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA