Droni vrau përgjegjësit e sulmeve/ Një i tretë u plagos, njofton Pentagoni

28/08/2021 18:29

Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se sulmi amerikan me dron ndaj degës së ISIS në Afganistan  vrau dy operativë të lartë të shtetit islamik për të cilët ushtria beson se ishin përgjegjës për  ngjarjet në aeroportin e Kabulit të enjten.

Një person i tretë ka mbetur i plagosur. “Dimë që nuk ka viktima civile” , tha gjenerali William Taylor në konferencën për shtyp të Pentagonit.

ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës në perimetrin e aeroportit të Kabulit të enjten, në të cilin u vranë të paktën 170 afganë dhe 13 anëtarë të shërbimit amerikan.

Të premten, Ambasada Amerikane u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të qëndrojnë larg aeroportit të Kabulit për shkak të kërcënimeve të sigurisë dhe të largohen menjëherë nëse janë pranë ndonjë prej katër portave të aeroportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA