Veliaj pritet nga homologu Shpend Ahmeti në Kosovë: Sot Prishtina një qytet modern

27/08/2021 09:09

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij atje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit edhe nga homologu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Teksa vlerëson punën e Ahmetit në drejtimin e qytetit të Prishtinës, Veliaj shkruan se bashkëpunimi mes dy kryeqyteteve do vijojë edhe me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore në Kosovë.

“Falemnderit per mikpritjen & miqesine speciale Shpend Ahmeti gjate ketyre dy mandateve ne drejtimin e Prishtines, sot nje qytet modern e dinamik fale punes se Shpendit e skuadres se tij. Mezi pres ta cojme me tej bashkepunimin me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore ne Kosove”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA