Vdes modelja 31 vjeçare gjatë ndërhyrjes estetike në hundë, pas reaksionit ndaj anestezisë (fotot)

27/08/2021 16:30

Një modele e rrjeteve sociale ka humbur jetën gjatë një operacioni estetik në hundë në një klinikë luksi pas një “reaksioni fatal ndaj anestezisë”.

“Influencuesja” 31 vjeçare Marina Lebedeva, kishte kërkuar procedurën e rinoplastisë që kushtonte rreth 5000 dollarë, për të korrektuar formën e hundës së saj, thonë mediat lokale.

Por gjatë operacionit në klinikën e njohur ruse, temperatura e saj u rrit si rezultat i reagimit të ashpër ndaj anestezisë.

E reja humbi jetën teksa mjekët përpiqeshin ta shpëtonin  në klinikën Artibeaut në Shën Petersburg.

Klinika private thirri menjëherë ambulancën kur kuptuan problemet, por pacientja nuk arriti të mbijetonte.

Një video e regjistruar e procedurës po përdoret si provë nga autoritetet, për hetimet e neglizhencës mjekësore.

Bashkëshorti i modeles u kthye me urgjencë kur mësoi për ngjarjen e rëndë, dhe tashmë po kujdeset për djalin e tyre të vogël.

Drejtori i klinikës Alexander Efremov tha se pacientja kishte kaluar shumë teste para procedurës, e cila ishte kryer nga mjekë me kualifikime të larta.

Ai shtonte se vdekja e saj mund të ketë ardhur nga gjendje të caktuara gjenetike.

“Një hetim mjeko-ligjor është duke u kryer por ne kemi kryer operacionin sipas të gjitha standardeve të kërkuara. Nëse ka ndodhur ndonjë shkelje do të ishte rasti i parë”, tha ai.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
5/5
Drejtori i klinikës Alexander Efremov tha se pacientja kishte kaluar shumë teste para procedurës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA