Vdes burri që përdori ngjitëse në vend të kondomit për ‘planifikim familjar’ (fotot)

27/08/2021 16:57

Një burrë që përdori ngjitëse të fortë për të “mbyllur” penisin e tij pasi kishte harruar prezervativët, më vonë ka gjetur vdekjen.

25 vjeçari Salman Mirza, duket se kishte vendosur adeziv në organin e tij gjenital për t’u siguruar që e fejuara e tij të mos mbetej shtatzënë.

Çifti kishin marrë një dhomë në një hotel në Juhapura në Indi, më 22 qershor.

Por policia tha se Mirza ishte gjetur pa ndjenja një ditë më vonë.

Oficerët thanë se dyshja kishte përdorur ngjitëse për të parandaluar një shtatzani të mundshme, pasi kishin konsumuar droga të improvizuara se bashku.

“Disa dhësmitarë thanë se Mirza, së bashku me të fejuarën e tij, të dy të varur nga drogat, kishin shkuar në një hotel në Juhapura,” tha një oficer policie për rrjetin vendas Times of India.

“Meqënëse nuk kishin me vete mbrojtje për seksin, ata vendosën të aplikojnë ngjitëse në organet e tij private, për t’u siguruar që ajo të mos mbetej shtatzënë. Ata e kishin ngjitësen me vete pasi së bashku me një substancë zbardhuese, e përdornin si drogë te improvizuar, duke i thithur tymin”, shtoi ai.

I njohuri Firoz Shaik kishte gjetur Mirza pa ndjenja në bimësinë pranë banesës së tij një ditë më vonë, dhe e kishte marrë në shtëpi.

Por gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe ishte dërguar në spitalin Sola Civil, ku vdiq nga dështime të shumëfishta organesh.

Policia tha se hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
2/3
Oficerët thanë se dyshja kishte përdorur ngjitëse për të parandaluar një shtatzani të mundshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA