Sulmi kamikaz në Kabul/ Shkon në 170 numri i viktimave, mes tyre edhe tre qytetarë britanikë

27/08/2021 18:52

Dy britanikë dhe fëmija i një shtetasi tjetër po britanik, ishin mes personave që humbën jetën si pasojë e një sulmi kamikaz  në hyrje të aeroportit të Kabulit.

Mediat e huaja raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 170, përfshirë edhe 13 trupa amerikane, ndërsa ai i të plagosurve mbetet 150.

Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab e quajti tragjedi faktin se ata u vranë nga terroristët frikacakë, ndërsa përpiqeshin të sillnin të dashurit e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë u trishtova shumë kur mësova se dy shtetas britanikë dhe fëmija i një shtetasi tjetër u vranë nga sulmi terrorist i djeshëm, dhe dy të tjerë u plagosën”, tha ai në një deklaratë.

Më tej shtoi: “Sulmi i neveritshëm i djeshëm nënvizon rreziqet me të cilat përballen qytetarët tanë, por jo vetëm, në Afganistan. Ne po ofrojmë mbështetje konsullore për familjet e tyre. Nuk do t’i kthejmë shpinën atyre që na shikojnë në orën e tyre të nevojës dhe ne kurrë nuk do të jemi të frikësuar nga terroristët”. 

Ndërkohë, një numër i madh i deputetëve nga i gjithë spektri politik kanë akuzuar Qeverinë se dështoi në misionin e saj për të mbajtur stafin afgan të sigurt duke mos përfunduar evakuimet.

Por çdo përpjekje tani do të përqendrohet në evakuimin e shtetasve britanikë dhe të tjerëve që tashmë janë lejuar të largohen dhe tashmë janë në aeroport.

FOTO GALERI
13/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA