Nxënësit e marrë peng në Nigeri bashkohen me prindërit pas tre muajve (fotot)

27/08/2021 20:25

Më shumë se 100 fëmijë nigerianë të marrë peng tre muaj më parë në një seminar islamik, janë liruar sot nga militantët dhe bashkuar me familjet e tyre.

Pengmarrja e 30 majit nga seminari Tegina ishte nga më të rëndat në Nigeri që prej dhjetorit.

Gjashtë nga fëmijët kanë humbur jetën gjatë pengmbajtjes në zonat pyjore dhe 15 ishin arratisur vetë në qershor, njoftonin zyrtarët.

“Nxënësit janë liruar të gjithë. Ne po i shpërndajmë ata në shtëpitë e tyre,” tha kreu i seminarit Abubakar Alhassan në një intervistë për rrjetin AFP.

Ai nuk dha detaje për numrin e saktë dhe as për mënyrën sesi fëmijët ishin liruar.

Një nga prindërit, Fati Abdullahi, tha se bija e tij 18-vjecare dhe djali 15-vjecar, ishin mes të liruarve.

“Kontaktuam në telefon me ata që po i sillnin në shtëpi. Mezi presim t’i takojmë,” tha Abdullahi.

FOTO GALERI
1/3
Pengmarrja e 30 majit nga seminari Tegina ishte nga më të rëndat në Nigeri që prej dhjetorit.

Top Channel