E rëndë në Librazhd/ U largua nga banesa para 4 ditësh, gjendet i mbytur 23-vjecari
27/08/2021 19:49
Një 23-vjeçar është gjetur i mbytur pa shenja dhune në lumin Shkumbin.
I riu i identifikuar me inicialet A.K., ishte larguar nga banesa para 4 ditësh dhe u gjet mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 pa shenja jete.
Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë.
“Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel