10 vjet pa asnjë mashkull/ Peshkaqeni femër lind këlysh në akuariumin italian (fotot)

27/08/2021 18:57

Një bebe peshkaqen ka lindur në një park ujor në Itali, ku prej dhjetë vjetësh mbaheshin vetëm femra.

Shkencëtarët thonë se “lindja e virgjër” në akuarium mund të jetë e para e llojit të saj.

Bebja femër e peshkaqenit ‘gjuetar’ (Mustelus mustelus) — i njohur në vend si Ispera, ose ndryshe “shpresë” në gjuhën malteze — ka lindur së fundmi në akuariumin Cala Gonone në ishullin e Sardenjës, nga një nënë që ka jetuar të gjithë dekadën në akuariumi vetëm me femra deh pa meshkuj, shkruan rrjeti Newsweek .

Fenomeni i rrallë i njohur edhe si parteno-gjenesis, vjen si rezultat i aftësisë së femrës për të vetë-fertilizuar vezët e saj në disa raste ekstreme.

Fenomeni i partenogjenezës është parë te rreth 80 specie kafshësh vertebrore, duke përfshirë peshkaqenët, peshqit dhe disa zvarranikë. Rasti në fjalë mund të jetë i pari për specien e peshkaqenit Ispera.

“Kjo është dokumentuar në disa specie peshkaqenësh dhe ranave detare,” thotë Demian Chapman, drejtor i programit të ruajtjes së peshkaqenëve në akuariumin Mote Marine në Florida. “Por është e vështirë ta zbulosh në botën e egër, kështu që e njohim vetëm në kafshët e mbajtura të mbyllura,” shton Chapman, i cili ka kryer disa studime mbi partenogjenezën.

“Rreth 15 specie peshkaqenësh janë observuar ta realizojnë, por me shumë gjasa shumica e specieve mund ta bëjë nëse është nevoja”, shton ai.

Studiuesit thonë se partenogjeneza ndodh si në peshkaqenët oviparozë (që lëshojnë vezë) ashtu dhe ata viviparozë (që lindin bebet e gjalla).

Chapman shton se natyra ka krijuar partenogjenezën si një opsion final për femrat që nuk mund të çiftohen ose që janë ndarë nga grupet e tyre.

“Në vend të kombinimit me një qelizë sperme për krijimin e embrionit, qeliza e vezës në këtë rast kombinohet me një trup polar, që në thelb është një tjetër qelizë që ka pjesëza plotësuese të ADN-së”, thotë Christine Dudgeon, studiuese e Universitetit të Queensland në Australi, duke shtuar se trupi polar vepron si një pseudo-qelizë sperme me një shirit të vetëm ADN-je.

FOTO GALERI
1/5
Peshkaqeni zeber eshte pare te linde me partenogjeneze

Top Channel