Sondazhi/ Njerëzit ‘e pakëndshëm’ janë më të influencueshëm nga ‘teoritë e konspiracionit’ (fotot)

26/08/2021 21:32

Një sondazh i ri i Universitetit të Ottawa thotë se fundmi se njerëzit me natyrë antagoniste, shfrytëzuese apo që në përgjithësi janë të pakëndshëm, kanë më shumë gjasa të besojnë në ato që njihen si “teori konspiracioni”.

Sondazhi u prit me reagime “te perziera” nga mediat.

Kreu i departamenti të psikologjisë së universitetit Cameron Kay, tha se njerëzit me karakteristika të tilla ishin më shumë të pritur të besonin e vdekja e Princeshë Dianes ishte e orkestruar nga familja mbretërore britanike, se ulja e anijes amerikane në hënë ishte e rreme, se anije aliene mbahen në Zonën 51 në SHBA, apo ide të tjera kundër-rrymë kryesore mediatike.

Profesori krahasonte cilësitë e këtyre njerëzve me “makiavelizmin”, manipulativizmin, narcizmin, vanitetin, dje rrjedhimisht psikopatinë.

“Në terma të përgjithshme, njerëzit me pikë të larta në këto fusha, kanë më shumë gjasa të besojnë në teoritë e konspiracionit, ose teori të tjera të pazakonta, ata nuk kanë besim te njerëzit e rrjedhimisht as te organizatat sic janë qeveritë”.

Për studimin e tij Kay mori në anketim rreth 500 studentë të universitetit për të matur tendencën e tyre për bestytni të pazakonta, për mungesën e sigurisë për të ardhmen, dëshirën për të kontrolluar, besimin ndaj të tjereve apo nevojën për të qenë unik.

Kay tha se katër kriteret kryesore të prototipit të ‘konspiracionistit entuziast’, përputheshin me personat me karakter të pakëndshëm që ruanin besime të pazakonta, ishin fatalistë ose nuk kishin besim te të tjerët.

“Njerëzit që besojnë teoritë e konspiracionit nuk janë budallenj, dhe unë e dija se kishte më shumë se kaq. Disa donin të lidheshin më shumë me të tjerët, ose të përfitonin më shumë prej tyre,” tha ai, duke shtuar se sa më shumë të hetohen arsyet e besimit jashtë linjave të përgjithshme, aq më mirë mund të luftohet keqinformimi.

FOTO GALERI
1/3
Njerëzit me natyrë antagoniste apo që në përgjithësi janë të pakëndshëm, kanë më shumë gjasa të besojnë në ato që njihen si “teori konspiracioni”.

Top Channel