Julian Nagelsmann dëshiron një nga të përkëdhelurit e tij te Bayern Munich.

Sipas raportimeve që vinë nga mediat gjermane Marcel Sabitzer mbetet një objektiv i kampionëve të Gjermanisë në këtë merkato verore.

Sulmuesi anësor i Leipzig ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin nga Gjermania Lindore dhe Leipzig për ta lënë të lirë do të mjaftohej edhe me një ofertë prej 10 milionë eurosh.

Për një shifër të tillë afrimi i Sabitzer që spikati me Austrinë në Euro 2020 do të ishte një goditje e madhe për Bayernin që si alternativë po monitoron Jonas Hoffman të Borussia Monchengladbach.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA