Dy orë para shpërthimit kamikaz në aeroportin e Kabul, talibanët paralajmëronin NATO-n për sulme (foto)

26/08/2021 16:50

Disa orë para sulmit të rëndë sot pasdite në Kabul, militantët talibanë thanë se kishin paralajmëruar forcat e NATO-s për sulm të mundshëm terrorist kundër aeroportit Hamid Karzai në Kabul, i cili eshte i mbushur me njerëz nga evakuimet e aleatëve.

Zedhënësi taliban kishte thene se një sulm me bombë do të kryhet për të diskredituar qeverine e re në Afganistan.

Zabihullah Mujahid, i cili mban përkohësisht postin e ministrit taliban të informacionit, tha për mediat ruse se burimi i informacioni ishte “organizata e tij”.

Ai shtoi se kërcënimi nuk ishte specifik, por plani ishte provokimi i kaosit dhe i dhunës në aeroport, për të dëmtuar reputacionin e talibanëve.

 “Në 20 vjetët e fundit kemi mësuar shumë dhe gjërat kanë ndryshuar,” tha zyrtari në intervistë. “Ne duam të provojmë se nuk jemi ashtu sic na portretizon propaganda anti-Talibane, duam që këtë t’ia tregojmë botës”.

Nderkohe një bombë vetëvrasëse ka shkaktuar një shpërthim të rëndë sot pasdite jashtë aeroportit të Kabul në Afganistan, me të paktën 13 viktima sipas raportimeve të para.

Presidenti amerikan Joe Biden u informua për shpërthimin e ndodhur mes një grupi afganësh pranë portës së aeroportit Hamid Karzai, ku u raportuan gjithashtu të shtëna armësh zjarri dhe panik masiv mes qytetarëve.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi vetë-vrasës kishte shpërthyer mjetin e tij pranë një kanali, ku gjendeshin njerëzit.

Ata thonin se kalimi ruhej nga forcat amerikane prandaj viktima mund të ketë edhe mes tyre. “Kjo mund të jetë fundi i evakuimeve ajrore”, shtoi ai.

Të tjerë thonin se bomba goditi mes një turme të madhe njerëzish dhe viktimat mund të jenë shumë.

Zëdhënësi i Pentagon John Kirby tha: “Konfirmojmë se ka pasur një shpërthim jashtë aeroportit të Kabul. Aktualisht numri i viktimave është i paqartë, do të sjellim të tjera detaje sapo t’i kemi”.

FOTO GALERI
5/8
Kaosi shpertheu pas shperthimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA